140 vjet nga lindja e shkrimtarit të njohur, Franz Kafka

3 Korrik, 2023 - 6:30 pm

Më 3 korrik të vitit 1883, në Pragë lindi Franz Kafka. Ai ishte një shkrimtar në gjuhën gjermane, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi, 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, pjesën tjetër e la me testament që të digjej, tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe. / KultPlus.com

Të ngjajshme