Ansambli “Shota” me koncert humanitar në TKK për familjen Abazi

3 Dhjetor, 2019 - 9:23 pm

Ansambli “Shota” të shtunën do të mbajë një koncert humanitar në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe të ardhurat nga kjo ngjarje do të dedikohen për familjen Abazi.

Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi kanë vdekur ditë më parë në tërmetin që goditi Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook Shefqet Gjocaj nga ky ansambël ka bërë të ditur se çmimi i biletës për këtë koncert është 5 euro.

“Meqenëse për shkak të pasojave tragjike të tërmetit të 26 nëntorit, në Shqipëri, kishim anuluar Koncertin Premierë të Ansamblit, i planifikuar të mbahej me datë 27 nëntor, kemi vendosur që të njëjtin ta mbajmë me datë 7 dhjetor (ditë e shtunë) dhe do të ketë karakter humanitar. Respektivisht, të gjitha mjetet që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do t’i dedikohen familjes Abazi nga Livoçi i Ulët i Gjilanit, e cila humbi dy anëtarë të familjes në këtë fatkeqësi. Ftojmë të gjithë dashamirët e Ansamblit dhe njerëzit e vullnetit të mirë që të vijnë në koncert dhe të japin kontributin e tyre në këtë akt humanitar”, ka shkruar Gjocaj në Facebook.

Ai ka shtuar se, “biletat shiten në sportelin e TKK, nga dita e premte (06.12.2019). Çmimi i biletës është 5 euro”. KultPlus.com

Të ngjajshme