15 Tetori Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

15 Tetor, 2023 - 9:27 am

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të të drejtave të tyre.

Kjo ditë, daton në vitin 1964 kur Presidenti Amerikan Lindon S Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e qytetarëve të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithëpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.

15 Tetori i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal dhe kombëtar që kanë për qëllim sensibilizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë për përmirësimin dhe realizimin në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi i të verbërit, si edhe Konventa e OKB për të Drejtat e PAK.

Çdo vit për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse, zhvillohen në 15 Tetor aktivitete të ndryshme, një nga të cilat është dhe Marshimi sensibilizues i personave të verbër me simbolin e shkopit të bardhë duke manifestuar për më shumë integrim në shoqëri dhe shanse të barabarta.

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, organizon konferencë me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë”./rtk/KultPlus.com

Të ngjajshme