“16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore” këtë vit me një mori aktivitetesh

21 Nëntor, 2022 - 2:42 pm

Në emër të “Mekanzimit Koordinues kundër Dhunës në Familje” në Komunën e Gjakovës do të bëhet hapja e fushatës “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore” e cila këtë vit do të mbahet në foajenë (hollin) e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” më datë 25 Nëntor 2022, ditë e premte duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë kësaj ditë të parë, do të mbajnë një fjalë rasti, Lumnije Shllaku –Kordinatore e MKDHF, Adelina Shehu-Kola –Drejtoria e Shendetesise dhe e Mireqenies Sociale, Milazim Lumi-Komandant i Stacionit Policor ne Gjakove, Erblina Dinarama-Drejtoreshe e Strehimores “Shtepia e Sigurt” dhe Agim Haxhija –Udheheqes/Drejtor i Jakova Cycling Adventure.

Gjithashtu do të mbahen edhe disa aktivitete si: Prezantimi i Mozaikut me drithera “Orange the World” i punuar nga artisti Alkent Pozhegu-ne foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, Paradë me biçikleta e organizaur në bashkëpunim me klubin e çiklistëve- Nisja nga Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në ora 12:00, Marshi përcjellës i paradës me nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Gjakovës, mësimdhënësit dhe qytetarët në ora 12:00 dhe koktel rasti pas përfundimit te paradës dhe marshit- ora 13:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme