17 nëntori shënon ditën ndërkombëtare të studentëve

17 Nëntor, 2021 - 10:00 am

17 nëntori shënon ditën ndërkombëtare të studentëve, e cila konsiderohet si një festë e komunitetit studentor, që mbahet çdo vjet, shkruan KultPlus.

Fillimisht, historia e kësaj date rrjedh nga Lufta e Dytë Botërore, në atë kohë kur universitetet e Republikës Çeke u sulmuan nga nazistët.

Në vitin 1939 gjermanët e asaj kohe pushtuan Çekinë dhe filluan nga universitetet vrasjen dhe dërgimin e studenteve në kampe të përqendrimit.

Pikërisht kjo arsye dhe ky rrëfim historie shënon datën 17 nëntor si festë jo-politike e studentëve ndërkombëtarisht.

“Përgjegjësia për të mësuar i takon studentit, pavarësisht nga mosha” – Robert Martin./KultPlus.com

Të ngjajshme