21-vjeçarja bën historinë, lundron 70 ditë e vetme në mes të oqeanit

23 Shkurt, 2021 - 2:36 pm

Britanikja Jasmine Harrison, është bërë gruaja më e re që lundron vetëm përtej Oqeanit Atlantik, duke përfunduar një udhëtim prej 4800 kilometrash nga Spanja në Antigua.

21-vjeçarja Harrison përfundoi sfidën Atlantik Talisker ëhisky 2020, të shtunën në 70 ditë, 3 orë dhe 48 minuta, një rekord i ri botëror për femrën më të re në botë që lundron vetëm përtej çdo oqeani, përcjell KultPlus.

Harrison, nga qyteti i Thirsk në Yorkshire në Angli, shkroi në faqen e saj të internetit se ishte frymëzuar për të marrë pjesë në sfidë ndërsa po notonte në Karaibe.

Ajo thotë se shpreson të sjellë frymëzim për të rinjtë me shembullin e saj, sepse ndonjëherë është në rregull të ndjekësh gjërat vetëm. / KultPlus.com

Të ngjajshme