25 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet

4 Shtator, 2023 - 9:30 am

Google Inc., (Google.com) u themelua më 4 shtator në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.

Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.

Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004.

Kjo korporatë ka përdorur me shumë sukses elementet e marketing miksit duke u bërë kështu konkurente e Microsoft Inc. i cili për një kohë të gjatë konsiderohej i pathyeshëm.

Në tetor të vitit 2006 Google bleu video portalin YouTube për 1,6 milliardë dollarë amerikan. / KultPlus.com

Të ngjajshme