254 vite nga lindja e Napoleon Bonapartës

15 Gusht, 2023 - 7:00 pm

Sot janë 254 vite nga lindja e Perandorit të Francës, Napoleon Bonapartës, shkruan KultPlus.

Napoleon Bonaparta (15 gusht 1769 – Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) në jetën e tij ka qenë politikan, gjeneral brilant lufte, Protektor i Lidhjes se Rhein-it, Mbret i Italisë dhe Konsull i Francës dhe mbas kurorëzimit të tij ne Katedralen Notre Dame de Paris ai u shpall perandor i Francës. Ai e mbaroi shkollën ushtarake për fisnikët në Paris falë një burse studimi te cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI.

Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vonë me revolucionin francez do të gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Parë në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vonë bëhet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qenë dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.

Falë disa betejave ushtarake dhe aleancave të shumta që ndërmorri, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati të gjithë kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtonte, idealet e Revolucionit Francez. Arriti të kontrollonte shumë mbretëri të Evropës falë familjarëve të tij të cilët emëroheshin nga Napoleoni për të kontrolluar më mirë shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda).

Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tij në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për të përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor të vitit 1813, Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali.

Në mars të vitit 1815, ia del mbanë të arratiset nga ishulli prej të cilit ishte i burgosur duke mbërritur afër Antibes më pas mbërrin në Paris, historianët do ta përshkruajnë këtë mbërritje të Napoleonit me thënien “mbërriti pa shtënë asnjë plumb”. Ai arrin të marr në dore pushtetin për një periudhë relativisht të shkurtër, e cila kujtohet me emrin “Njëqind Ditët”,me pas do të mposhtet në luftën që quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit të jetës se tij i kaloi i burgosur në ishullin e Shën’Elenes në mbikëqyrjen e Angleze-ve. Mbas humbjes në Waterloo, Kongresi i Vjenës solli në të gjithë Evropën mbretërit të cilët ishin larguar falë Napoleonit./KultPlus.com

Të ngjajshme