25 Maj, 2025 - 4:01 pm
Sot mbushen 26 vjet nga rënia e 10 dëshmorëve e 11 martirëve të rënë më 25 maj më 1999 në Komunën e Kaçanikut.
Me rastin e 26 vjetorit të rënies së dëshmorëve Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Avdulla Baftiu, Nazmi Osmani, Kemal Kolshi, Qemal Guri, Sadik Guri, Habit Dullovi, Fadil Bunjaku e Fatmir Horuni si dhe rënies së 11 martirëve në Kaçanik, Këshilli Organizues në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK- së dega në Kaçanik dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizon manifestim përkujtimor.
Nga ora 16:00, në shkollën Fillore “ Jusuf Gërvalla” Biqec, mbahet manifestim qendror përkujtimor./rtk/ KultPlus.com