30 vjet qëndroi në garazh, zbulohet BMW e një modeli të rrallë

24 Dhjetor, 2020 - 3:49 pm

Në një garazh në Itali, është zbuluar një automjet BMW, version i rrallë prej të cilave gjithsej ekzistojnë vetëm 453.

Kjo makinë është prodhuar në periudhën 1978-1981 dhe i përket linjës “M1” të kompanisë gjermane. Mirëpo, makina ka qenë e mbyllur në garazh për 30 vite.

Madje, ky automjet ka përshkuar vetëm 7391 kilometra. Makina me motor 3.5 litra që arrin 273 kuaj/fuqi, poashtu është në gjendje shumë të mirë.

Ky model pritet të dalë në shitje me çmimin fillestar prej 600 mijë eurosh. / KultPlus.com

Të ngjajshme