31 vjet më parë, kur gazeta ‘Rilindja’ shkruante për Deklaratën e 2 Korrikut (FOTO)

2 Korrik, 2021 - 8:00 pm

Më 2 korrik 1990 u miratua Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavarësisë së Kosovës. Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.

Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Ndërkaq, sot në 31 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe për shqiptarë, Ndriçim Çekaj ka publikuar në rrjetin social Tëitter, një fotografi ku shfaqet ballina e gazetës ”Rilindja”, një ditë pas shpalljes së Deklaratës së 2 Korrikut. / KultPlus.com

Të ngjajshme