15 Korrik, 2025 - 10:52 am
Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.
Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.
EYOF-i nis më 20 korrik dhe mbahet deri më 26 të të njëjtit muaj. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sporti i gjimnastikës zhvillohet në Osijek të Kroacisë.
Listën e përbëjnë 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: Atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekëondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.
Për ekipin tonë është pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, ku deri më tani numërojmë vetëm një medalje të fituar nga atleti Muhamet Ramadani në EYOF Baku 2015./ KultPlus.com