4 Gusht, 2025 - 8:11 pm
4 Gusht 1836, u botua vepra e parë e Rilindjes sonë Kombëtare — “Këngët e Milosaos” nga Jeronim de Rada (1814–1903), poeti i shquar arbëresh.
Ky vëllim poetik është një gur themeli në letërsinë shqipe dhe në ndërgjegjësimin kombëtar të shqiptarëve.
Nëpërmjet dashurisë së Milosaos dhe Rinesë, De Rada sjell një epokë të lavdishme dhe një thirrje për identitet, gjuhë e atdhe.
Jeronim de Rada, biri i diasporës arbëreshe në Itali, mbeti i lidhur me Shqipërinë përmes vargjeve, idealit dhe gjuhës./KultPlus.com