займ на карту онлайн потребительский кредит

5 vjet prej kur Donjeta Pajazitaj është vrarë

9 Nëntor, 2020 - 10:41 am

Është një i dyshuar për vrasjen e saj, i cili nuk e pranon fajin, ani pse Gjykata Themelore e Pejës dhe ajo e Apelit një herë e kishin shpallur fajtor dhe e kishin dënuar me burgim të përjetshëm, por pastaj rastin e ktheu në rigjykim Gjykata Supreme.

Familja e Donjetës nuk e kanë problemin e vetëm me drejtësinë e mangët të Kosovës, por edhe mentalitetin patriarkal e të odave.

Vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj kishte thënë se problem tashmë kanë edhe me pleqnarët e fshatit, të cilët u kanë bërë presion duke ua kërkuar besën për të dyshuarin për vrasjen e së motrës.

Dyshohet se Naser Pajazitaj e kishte marrë të ndjeren me veturë, përderisa ajo ishte duke shkuar në punë, e kishte çuar në bjeshkët e Strellcit, në të ashtuquajturin “Kroni i Lajthisë”, ku e kishte goditur dy herë me plumb në kokë dhe pastaj e kishte mbuluar trupin e saj me drunj për të fshehur gjurmët e krimit.

Trupi i saj u gjet pas gjashtë javësh.

Sot e pesë vite, drejtësia për Donjetën kurrë nuk u vendosë në vend, ashtu si edhe për shumë gra të tjera të vrara nga burra brenda e jashtë familjes.
Sot e asaj dite, ende kërkojmë drejtësi! /albfem/ KultPlus.com

Të ngjajshme