70 vite që nga lindja e Nehat Hoxhës

7 Mars, 2021 - 11:50 am

Më 7 mars 1951 në Ferizaj lindi Nehat S. Hoxha, një ndër Rokerët e parë në Kosovë, poeti,  përkthyesi i shumë filmave dhe romaneve nga anglishtja në shqip, shkruan KultPlus.

Ai ishte kitaristi i parë i grupit Kastriotët nga Ferizaj. Ai poashtu luajti në kitare së bashku me vëllain, kitaristin e mirënjohur Shefqet Sheki Hoxha, në grupin “The Lords”, të cilin Nehati vet e emëroi.

Kur Jusuf Buxhovi e publikoi listën e individëve të cilët e kishin përzgjedhur Rugovën si udhëheqës fund viteve ’80, aty figuronte edhe nënshkrimi i Nehat S. Hoxhës.

Ndërroi jetë më 10 dhjetor 2017.

KultPlus më poshtë ju sjell një foto të Nehat Hoxhës duke vallëzuar me bashkëshorten e tij, poashtu të ndjerë, kengëtaren e mirënjohur Nazmije Hoxhën./ KultPlus.com

Të ngjajshme