7arte antarësohet në rrjetin më të madh të organizatave kulturore në Evropë

24 Shtator, 2022 - 6:46 pm

Europe Halles (TEH) është një rrjet Europian i qendrave kulturore, të iniciuara nga qytetarët dhe artistët që avokojnë dhe promovojnë kulturën.  Me rreth 90 organizata anëtare dhe bashkëpunëtorë në të gjithë Europën, rrjeti funksionon si një forum dinamik i ideve, përvojave dhe shkëmbimeve, duke mbështetur anëtarët dhe komunitetin e tyre.

Organizatat anëtare të Trans Europe Halles kanë përvoja të veçanta dhe njohuri se si të transformohen hapësirat e braktisura industriale në qendra të gjallëruara kulturore, duke përfshirë dhe angazhuar artistët dhe komunitetin.  7Arte gjatë këtij viti ka filluar së zbatuari projektin “Vizionimi i hapësirave industriale të Mitrovicës” krahas së cilës do të zhvilloj edhe më tej projektin ideor të titulluar “TrepçArt City, i cili sugjeron dhe synon rivitalizimit të zonës industriale të Fafosit/Trepçës, në një hapësirë që do mbështeste e promovonte industrinë kreative, zhvillimin ekonomik përmes bizneseve inovative e të qëndrueshme, si dhe do të konzervonte pjesën më vitale të hapësirës duke i dhënë funksione të reja e në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar.

Duke qenë se Trans Europe Halles kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për sektorin e pavarur kulturor, përfshirja e organizatës 7Arte në këtë rrjet konsiderohet një hap para drejt zhvillime të reja kulturore në rajonin e Mitrovicës, si dhe rritjes së bashkëpunimeve ndërkulturore në nivel evropian. 

7arta është themeluar në vitin 2006, dhe ka për qëllim mbështetjen e artistëve  kosovarë, si dhe promovimin e zhvillimin e një kulture të përbashkët evropiane. 7arte viteve të fundit e ka deshmuar se është një prej qendrave kulturore  më aktive në skenën e pavarur kulturore në Kosovë. /KultPlus.com

Të ngjajshme