90-vjeçarja nga Japonia bëhet drejtoresha më e moshuar në botë

10 Prill, 2021 - 7:55 pm

Shumë njerëz që i afrohen pensionimit, s’mendojnë për asgjë tjetër. Këtu dallon Yasuko Tamaki nga Japonia. Ajo asnjëherë s’ka pasur mendime të tilla.

E lindur më 15 maj 1930, 90-vjeçarja po vazhdon të punojë në “Sunco Industries” – kompani tregtare për vida – që nga viti 1956. Tash është e njohur në gjithë botën si drejtoresha më e moshuar. Ajo ka marrë edhe çmimin “Guinness”.

Në punën e saj, Tamaki merret me kontabilitet. Ajo kalkulon pagat e punëtorëve dhe bonuset si dhe çështjen e taksave. Punon lehtë me aplikacione si “Mirosoft Excel”, ndërsa pa problem përdor edhe rrjetin social Facebook.

Punon për pesë ditë në javë, nga 7 orë e gjysmë, sikur të gjithë punëtorët tjerë.

“Gjithmonë kam menduar se jam lindur që të ndihmoj. Andaj dua të bëj gjëra që i bëjnë shefat e menaxherët dhe stafin të lumtur. Ky mbetet qëllimi im jetësor”, ka thënë ajo pasi mori çmimin.

Në prezantimin e certifikatës para kolegëve, Yasuko ka thënë se të gjithë duhet të jetojnë me idenë se “nëse humbni ditën e sotme, nuk ka të nesërme fare”./ KultPlus.com

Të ngjajshme