A e ndihmoi Henry Cavill nipin e tij që të dëshmonte se Supermen ishte xhaxhai i tij

28 Qershor, 2021 - 7:30 pm

Në internet tash e sa kohë qarkullon historia e Hanry Cavill, i cili supozohet se ka shkuar në shkollën e nipit të tij 7 vjeçar sepse këtë të fundit nuk e besonin që xhaxhai i tij ishte Supermeni. Madje kjo histori shoqërohet çdo herë nga një fotografi të Henry Cavill duke ecur nipin e tij në shkollë, shkruan KultPlus.

Mirëpo, një histori e tillë nuk është e vërtetë sepse Henry Cavill nuk e ndihmoi nipin e tij që të vërtetonte që Supermeni është xhaxhai i tij.

Sado e dashur të jetë kjo histori, ajo ishte trilluar me të vërtetë nga një histori e vjetër nga viti 2013.

Henry Cavill në fakt tregoi për këtë incident në qershor të 2013 në një intervistë me Jay Leno në The Tonight Show.

Ky incident që përfshinte nipin e tij, Thomas, në të vërtetë ndodhi në 2011 kur ai për herë të parë mësoi se do të luante Supermenin në filmin e Zack Snyder.

“Nipi im Thomas ishte shumë i ngazëllyer… ai vrapoi në shkollë”, tha Cavill.

“Tani mbani në mend Thomas ka një reputacion për sajimin e gjërave”, shtoi ai.

Ndonëse Henry Cavill nuk shkoi në shkollën e nipit të tij, ishte kunata e Henrit ajo që i shpjegoj mësuesit që në fakt Cavill është ‘një lloj’ Supermeni.

Madje ajo nuk i kërkoi Henrit që të shkonte në shkollën e nipit të tij, ashtu siç shkruhet tash e sa vite.

Ndërkaq fotografia e cila qarkullon në internet dhe nëpërmjet të cilës përshkruhet kjo histori, ka një rrëfim krejtësisht ndryshe. Në atë fotografi  Henry, po shëtiste në Londër me vëllain e tij Nikn  dhe familjen e tij në 7 Shtator 2013. Pra, ata nuk ishin nisur për në shkollë për të shpëtuar nipin e Henrit.

Madje në këtë histori të treguar e të trilluar tash e sa kohë ka dhe një detaj tjetër që nuk është aspak i vërtetë. Thomas nipi i Henryt, nuk ishte 7 vjeç kur ndodhi e gjithë historia me supermenin.

“Kështu që ne e dimë që Thomas ishte 6 vjeç në 2013, dhe jo 7 vjeç në 2021 siç pretendojnë shumë faqe interneti”, ka thënë Henry./ KultPlus.com

Të ngjajshme