Për refugjatët e shpëtuar nga Pablo Neruda

26 Janar, 2020 - 11:05 pm

Në janarin e 1939-s, pas një lufte shkatërrimtare civile që zgjati rreth tre vjet e gjysmë, Francisco Franco mposhti Ushtrinë Republikane të Spanjës në Barcelonë, duke vënë një diktaturë që do të zgjaste për gati një gjysmë shekulli dhe do të zhvendoste qindra mijëra ushtarë, aktivistë dhe përkrahës republikanë.

Shumica u arratisën në anën tjetër të Pirinejeve, për të gjetur strehim në Francë. Duke menduar se i kishin shpëtuar më të keqes, ata do ta gjenin veten prapa telave gjemborë, nëpër kampe përqendrimi si “Argeles-sur-Mer”, “gati të vdekur nga i ftohti dhe uria”.

Ndonëse bota në përgjithësi nuk do t’ua vinte veshin të zhvendosurve të Spanjës, njëjtë siç kishte vepruar edhe me vetë luftën, diplomati dhe poeti kilian, Pablo Neruda, do të lobonte për t’i shpëtuar mbi 2000 refugjatë, sa i zinte një anije transportuese nëntëtonëshe e quajtur “Winnipeg”.

Ky akt humanist i Nerudës ta ndërmend Oskar Schindlerin dhe është temë e rrëfimit të novelës së 17-të të Isabel Allendes, “A Long Petal of the Sea”. Allende, siç mësojmë prej shënimit të saj në fillim të librit, kishte dëgjuar për “anijen e shpresës” së Nerudës gjatë fëmijërisë, duke iu gdhendur në kujtesë para më shumë se katërdhjetë vjetësh. /Koha Ditore//KultPlus.com

Të ngjajshme