Adidas-i mbyll fabrikat robotike në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara

11 Nëntor, 2019 - 1:09 pm

Gjiganti gjerman i veshmbathjeve sportive, Adidas, ka njoftuar se do t’i mbyllë fabrikat e teknologjisë së lartë në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, duke thënë se hapja e tyre në Azi do të jetë më ekonomike.

Këto fabrika ishin hapur si pjesë e planeve për kërkesat për dërgesa më të shpejta të modeleve të reja në tregjet e mëdha, për të dalë kundër rritjes së pagave në Azi dhe për t’iu shmangur shpenzimeve më të mëdha të transportit.

Kompania gjermane nuk dha hollësi për arsye e mbylljes së fabrikave, të cilat si duket kanë qenë të shtrenjta dhe të vështira për të shtrirë teknologjinë robotike të prodhimit të produkteve të ndryshme.

Adidas-i e kishte filluar prodhimin e këpucëve sportive nga robotët në fabrikën “Sppedfactory” në Ansbach të Bavarisë në vitin 2016 dhe më pas e kishte hapur një fabrikë të ngjashme edhe në Atlanta të Shteteve të Bashkuara në vitin 2017.

E themeluar në vitin 1949 nga këpucëtari gjerman, Adi Dassler, kompania e njohur tashmë e ka përqendruar shumicën e prodhimit në Azi, ku i ka punësuar rreth një milion njerëz, kryesisht në Kinë dhe Vietnam, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express. / KultPlus.com

Të ngjajshme