Agjencia Shtetërore e Arkivave me prioritet digjitalizimin arkivor

11 Janar, 2024 - 12:32 pm

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sivjet ka prioritet digjitalizimin e materialit arkivor.

Në mes të ruajtjes së materialeve, problemeve me infrastrukturën, kërkesave të studiuesve e zhvillimit teknologjik, digjitalizimi tashmë është shndërruar në domosdoshmëri institucionale. Kryeshefi ekzekutiv, Bislim Bislimi, në një intervistë për RTK-në ka dhënë detaje për procesin.

“Këtë vit jemi në fund të procedurave të fillimit të digjitalizimit masiv, sepse do ta kemi një angazhim të blerjes së shërbimeve nga tregu, që do ta asistojnë stafin e Agjencisë dhe poashtu përmirësimin e infrastrukturës fizike”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq investimet në infrastrukturë nuk do të përfshijnë vetëm drejtorinë qendrore të ASHAK-ut.

“Do të ndodh renovimi i objektit të drejtorisë qendrore të Agjencisë si dhe ndërtimin i Arkivit Ndërkomunal të Gjilanit, është në planet tona dhe të Ministrisë edhe sigurimi i hapësirës së përshtatshme për Arkivin Ndërkomunal të Prizrenit”, ka thënë ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme