Agon Ymeri fiton vendin e parë në konkursin për fotografi dhe tregim ‘Pena ime – 2020’

20 Dhjetor, 2020 - 11:25 pm

Konkursi ‘Pena ime – 2020” për fotografi dhe tregim ka shpallur fituesit për edicionin i sivjetëm, shkruan KultPlus.

Për shkak të rrethanave specifike me pandeminë, sivjet ky manifestim u realizua në mënyrë elektronike.

Në lëmin e fotografisë artistike, kishte një mori konkurrentësh të cilët me invencionin e tyre paraqisnin realitete të ndryshme objektive dhe imagjinare.

Juria profesionale në përbërje: Burhan Ameti, Ilhan Osmani dhe Dali Alili, bëri vlerësimin e çmimeve “Pena e Artë” – për fotografi artistike:

1. Vendi i parë: Agon Ymeri nga Kumanova, për fotografinë me titull “Hypnotic Rythem”;

2. Vendi i dytë: Sovran Nrecaj nga Sarajeva, për fotografinë “Up and Up”;

3. Vendi i tretë: Vigan Demiri nga Gostivari, për fotografinë “Maximum Protection”.

Në lëmin e tregimit, juria në përbërje nga shkrimtarët: Petrit Palushi, Burhanedin Xhemaili dhe Istref Haxhillari, pas leximit dhe shqyrtimit me kujdes të të gjitha tregimeve të arritura, bëri këtë vlerësim për tregimin më të mirë:

1. Vendi i parë: Xheni Shehaj nga Tirana, për tregimin “Muri”;

2. Vendi i dytë: Trëndelina Omuri nga Kukësi, për tregimin “Moçali i pendesës”;

3. Vendi i tretë: Llausha Zenuni nga Kumanova, për tregimin “Përshëndetje Lejla”.

Drejtoria e manifestimit interdiciplinar “Pena ime”, i falënderon të gjithë pjesëmarrësit, të cilët ishin në nivelin e duhur të krijimtarisë, duke i inkurajuar që të vazhdojnë edhe më tej përsosjen e tyre artistike në sferat përkatëse./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme