Ahmeti: Mbyllen tri çerdhe në Prishtinë, nesër iu informojmë për masat shtesë

7 Qershor, 2020 - 10:15 pm

Dhjetë nga 40 rastet e reja me koronavirus sipas njoftimit të IKSHPK-së janë nga Prishtina.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se tanimë kanë më shumë informacione rreth këtyre 10 rasteve, njofton Klan Kosova

Ahmeti theksoi se fatkeqësisht papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut ka shkaktuar shumë telashe më të mëdha.

Mes tjerash Ahmeti tregoi se duke anuar nga kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohen për dezinfektim të plotë.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.

Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.

Dy mësime shume të rëndësishme

1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm

Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë. /KultPlus.com

Të ngjajshme