Akon vjen në Prishtinë, i ftuar special në koncertin e Capital T

7 Gusht, 2023 - 1:36 pm

Edhe pak ditë kanë mbetur nga koncerti i titulluar “Capsule 2”. Më datë 11 gusht në Prishtinë, Capital T ka premtuar që do t’i dhurojë fansave të tij një mbrëmje ndryshe, të mbushur me emocione dhe këngë të bukura.

Por reperi sot ka zbuluat që në koncertin e tij do të ketë edhe një të ftuar shumë special, yllin ndërkombëtar, Akon.

Në mesin e një prej toure-ve të tij legjendare në Europë, Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në Time Capsule II. Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë. 

“Më bën vërtet të lumtur të mirëpres një legjendë të gjallë në vendlindjen time, në koncertin tim”, ka shkruar Capital T.

Koncerti Time Capsule II pritet të sjellë shumë surpriza të bukura, me artistë vendas e të huaj. / KultPlus.com

Të ngjajshme