займ на карту онлайн потребительский кредит

Aktori i njohur amerikan dhuron fonde për të prekurit nga tërmeti

4 Dhjetor, 2019 - 9:24 am

Për Shqipërinë e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, me 51 viktima dhe me mijëra banesa nën rrënoja, solidariteti ka qenë i lartë.

Në listën e personave të cilët kanë dhënë fonde për të prekurit nga tërmeti është edhe aktori i njohur amerikan, Clayton Norcross. Ai ka deklaruar se ka dëgjuar për vuajtjen që po përjetojnë shqiptarët në këtë periudhë pas tërmeti, po nuk ka dashur që të bëjë publike shifrën e dhuruar.

“Isha në një vizitë në Mal të Zi, dhe erdha në Bari të vizitoja konsullatën shqiptare sepse dëgjova për këtë krizën pas tërmetit të fuqishëm dhe është shumë e rëndësishme për të kontribuar me zemër, por edhe me para për ata njerëz që kanë vuajtur shumë”.

Ai ka luajtur një sërë rolesh protagoniste në filma, ku ndër më kryesoret, ku është bërë i famshëm për publik shqiptar me rolin e tij në serialin “The Beautiful”. /KultPlus.com


Të ngjajshme