Aktorja ukrainase Oksana Shvets vritet në një sulm me raketa ruse

18 Mars, 2022 - 12:30 pm

Aktorja ukrainase Oksana Shvets është vrarë në një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Kiev, transmeton KultPlus.

Duke konfirmuar vdekjen e zonjës Oksana, trupa e saj, Teatri i Rinj, lëshoi ​​një deklaratë ku shkruhej: “Gjatë sulmit me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e merituar e Ukrainës, Oksana Shvets”.

Sipas The Hollywood Reporter, zonja Oksana ishte 67 vjeç. Ajo ishte vlerësuar me një nga nderimet më të larta artistike të Ukrainës, titulli i të cilit përkthehet si ‘Artiste e nderuar e Ukrainës’.

Më 24 shkurt, Rusia filloi një operacion ushtarak në Ukrainë, duke iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë nga republikat separatiste të Donetsk dhe Luhansk për të kundërshtuar agresionin e trupave ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se operacioni special ka në shënjestër vetëm infrastrukturën ushtarake ukrainase. Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pothuajse 600 civilë janë vrarë dhe më shumë se 1000 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit. / KultPlus.com

Të ngjajshme