Alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i rremë

16 Qershor, 2022 - 7:38 pm

Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për bombë në Aeroportin ”Adem Jashari” në Prishtinë është i rrejshëm, shkruan KultPlus.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht”, thuhet në njoftim.

Muajt e fundit kanë qenë disa alarme të rrejshme në Kosovë.

Në njoftimin zyrtar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” thuhet se aeroporti tashmë është i hapur për fluturime. /KultPlus.com

Të ngjajshme