займ на карту онлайн потребительский кредит

“Albanian Coast Trip 2020”, pilotët nga Çekia, Polonia, Zvicra dhe Shqipëria mbyllin fluturimet në Ksamil

12 Tetor, 2020 - 2:35 pm

“Albanian Coast Trip 2020” me pilotë nga Çekia, Polonia, Zvicra dhe Shqipëria kanë mbyllur fluturimin e tyre në Ksamil, Sarandë.

Pas përfundimit të këtij turi, ata u pritën nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili shpërndau edhe certifikata vlerësimi dhe mirënjohje për pilotët.

“Pilotët nga Çekia, Zvicra, Polonia e Shqipëria sipas traditës shqiptare i falënderuam për pjesëmarrjen dhe pasionin që ushtrojnë, duke besuar fort se ata do të rikthehen e do të shijojnë bukuritë e brigjeve të Sarandë jo vetëm nga ajri, por edhe si turistë së bashku me familjarë e miq të tyre”, – tha Gurma.

Kryebashkiaku u shpreh se “ndamë certifikata vlerësimi për ta, e mirënjohje të veçantë për Alket Islamin, i cili prej vitesh promovon mrekullitë shqiptare nga një tjetër këndvështrim si një ambasador i veçantë i turizmit shqiptar”.

Pilotët nga Çekia, Polonia, Zvicra dhe Shqipëria ishin pjesë këtë vit e këtij udhëtimi nga data 5-11 tetor. Aktiviteti filloi në Velipojë dhe përfundoi në Sarandë, ndërkohë pilotët përshkuan rreth 500 km vije bregdetare në fluturim. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme