Albanian Excellence, vitin 2020 e shpall vit të “Zonjat shqiptare që bëjnë botën”

4 Janar, 2020 - 5:45 pm

Albanian Excellence shpalli në Nju Xhersi, në një takim me Anëtare të Albanian Excellence në USA, projektin shumë dimensional që do të zhvillojë në vitin 2020, “Zonjat shqiptare që bëjnë botën” projekt që në fakt përbën fazën e tretë të përmbylljes të pikave të përcaktuara në memorandumin e nënshkruar në Manhattan, në shtator të vitit 2016 , “Të jesh grua në shekullin e XXI “ .

Firma e parë në këtë memorandum, ishte hedhur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë në atë kohe, zoti Bujar Nishani, gjatë organizimit nga Albanian Excellence të aktivitetit “Zonjat shqiptare në Nju Jork “.

Në prani të Zonjave të pranishme të ftuara nē këtë takim nga Zonja Ana Marky Walsh, pjesë e Albanian Excellence, ku u shpall “ Zonjat shqiptare që bëjnë botën “, pas organizimit me sukses të “Zonjat që bëjnë Shqipërinë në vitin 2018 dhe Zonjat që bëjnë Shqiptarinë në vitin 2019! Po ashtu gjatë këtij takimi shumë miqësor u shpall organizimi gjatë vitit 2020 , i ekspozitës Ndërkombëtare dhe botimi i librit me të njëjtin titull, “ Suksesi i Zonjave shqiptare në botë” që do të zhvillohet në mesin e vitit 2020!

Po ashtu zonjat pjesëmarrëse, ishin dakord me idenë e propozuar për te organizuar në Tiranë, konferencën ndërkombëtare, “Sfidat e integrimit të shqiptarëve në botë ”. Gjithashtu, në kalendarin e vitit 2020 qe po përgatitet në Shqipëri, me zonjat e suksesit mbarëshqiptar, u vendos që do të marrin pjesë edhe zonjat Ana Marky Walsh, Zonja Liljana Gashi, të shpallura Zonja që bëjnë Shqiptarinë në qershor 2018 , si dhe zonjat Shqipe Malushi , Loreta Stamo , Deshira Ahmeti Kërliu, të treja pjesë e librit “ Zonjat shqiptare në Nju Jork” , anëtare nderi të Albanian Excellence. Në qershor të vitit 2018 në shtëpinë e zonjës së nderuar Liljana Gashi, në Paramus , Nju Xhersi nga Albanian Excellence, shpall projekti Zonjat që bëjnë Shqiptarinë si dhe u nënshkrua Peticioni në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, peticion i cili është nënshkruar deri më tani nga 12 mije nënshkrues në të gjithë botën ! Nju Jorku gjithmonë duket se ka qenë një ogur i mirë për Albanian Excellence, ashtu si dhe në këtë vit që sapo ka nisur, ku në një ambient mikëpritës të ofruar nga Zonja Ana Marky Walsh dhe Zonjave të suksesit shqiptar në Nju Jork, Albanian Excellence, shpalli sfidat e saj për vitin 2020, ku me një përformancë është prezantuar sopranoja jonë e mirënjohur Dëshira Ahmeti Kërliu, e cila këndoi “Për ty Atdhe” dhe “Ave Mariá” dhe angazhimi i Zonjave pjesëmarrëse për të qenë së bashku në sfidat e Albanian Excellence!./KultPlus.com

Të ngjajshme