Albin Tahiri pas suksesit në Lojrat Olimpike Dimërore: Faleminderit të gjithëve që më besuan dhe më mbështetën

10 Shkurt, 2022 - 1:10 pm

Albin Tahiri ka reaguar pasi ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, përcjell KultPlus.

Ai në reagimin e tij ka falënderuar të ata që i besuan dhe mbështetën gjatë gjithë këtyre viteve.

Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

KultPlus iu sjell postimin e plotë të Albin Tahirit:

Më pëlqen shumë kjo tatëpjetë, ndonëse kam mbetur prapa më të mirëve më shumë se sa prisja. Ky kurs përmban gjithçka që dëshironi, pjesë të pjerrëta dhe të sheshta, seksione teknike dhe me shpejtësi të lartë, kërcime, kanion etj. Merreni me mend, më pëlqeu edhe pjesa e sotme e sllallomit të kombinatit alpin. Dhe nëse dikush do të më thoshte se do të jem top 15 në Lojërat Olimpike disa muaj më parë, do të firmosja menjëherë.

Faleminderit të gjithëve që më besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë atyre viteve./ KultPlus.com

Të ngjajshme