Ambasada Amerikane mbështet Kolegjin Universum në implementim të projektit anti-plagjiaturë

10 Shkurt, 2020 - 4:57 pm

Në Kolegjin Universum sot ishte në vizitë z. James P. Merz, Zëvendës Koordinator i US Assistance to EUR/ACE nga Ambasada Amerikane dhe përfaqësues nga Kosovo US Alumni.

Z. Merz zgjodhi të vizitoj Kolegjin Universum në mesin e të gjitha institucioneve në vend për të parë më afër rrjedhen e implementimit të projektit “Parandalimi i plagjiatures përmes teknologjisë” projekt ky i Kolegjit Universum dhe Platformes “Akademia” i financuar nga Ambasada Amerikane. 

Softueri anti-plagjiaturë funksionon në 20 gjuhë të botës dhe ka në databazë miliarda hulumtime që do të ndihmojnë në saktësinë e softuerit dhe do të lehtësojnë identifikimin e plagjiaturës duke përmirësuar kështu nivelin e punimeve shkencore dhe të diplomave në vendin tonë.

Për më shumë informata rreth softuerit dhe projekteve të radhës nga Kolegji Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.   

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Të ngjajshme