Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi krah vendit tonë mik dhe aleat

28 Nëntor, 2019 - 5:00 pm

Ambasada e SHBA ka reaguar përmes një postimi në facebook në kuadër të 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit.” thuhet në postimin e ambasadës amerikane ku ndër të tjera shprehet mbështetje për vendin tonë në situatën e krijuar pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

Postimi i plotë:
Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë. /KultPlus.com

Të ngjajshme