Ambasada Britanike uron Pavarësinë e Kosovës: Gjithmonë ke treguar zemrën tënde të madhe

17 Shkurt, 2020 - 9:39 am

Urimet për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës po vijnë nga shumë personalitete, institucione e vende të ndryshme të botës. Ambasada Britanike në Kosovë në urimin e saj ka potencuar se kosovarët janë mikpritës të mrekullueshëm dhe këtë e kanë dëshmuar gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë që u mbajt në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Ndër të tjera ata edhe njëherë kanë treguar që Mbretëria e Bashkuar do të jetë parter i Kosovës në rrugëtimin e saj.

KultPlus ju sjell urimin e plotë të Ambasadës Britanike në Kosovë:

Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë. Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe. Marrëdhëniet tona janë ndërtuar përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten. Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit. / KultPlus.com

Të ngjajshme