Ambasada e SHBA-ve: Ibrahim Rugova sikur Mahatma Gandhi dhe Martin Luther King

23 Korrik, 2020 - 7:00 pm

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka njoftuar se në ditët në vijim do të duartrokasinë për heronjtë̈ dhe liderët nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova tëe cilët ishin kampion për të drejtat dhe liritë e të gjithëve.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se do të përkujtohen John Lewis dhe Ibrahim Rugovën.
“Asgjë nuk mund të ndalojë fuqinë e një populli të përkushtuar dhe të vendosur për të bërë ndryshime në shoqërinë tonë. Pse? Sepse qeniet njerëzore janë lidhja më dinamike për hyjnoren në këtë planet.” -Lewis

Përfaqësuesi John Lewis luftoi për të drejta të barabarta tërë jetën e tij. Leëis inkurajoi aktivistë dhe qytetarë të tjerë që:

“Mos ki frikë të bësh zhurmë dhe të marrësh telashe, probleme të nevojshme”.

Ai konsiderohet si një nga gjashtë personat që kryesua Lëvizjen e të Drejtave Civile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që luftoi për mbrojtjen dhe avancimin e afrikano-amerikanëve.

John Lewis e barti këtë “telashe të mirë” me të si një kampion jete për të gjithë ata të margjinalizuar gjatë karrierës së tij si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Trashëgimia e tij vazhdon duke inkurajuar njerëzit të pyesin veten e tyre:

“Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo tani, atëherë kur?”.

Ndërsa Presidentin e ndjerë Rugova, kjo ambasadë e krahason me Gandhin dhe Martin Luther King.

“Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i #Kosovës. Ai ishte një shkrimtar, akademik dhe politikan që mbronte një politikë të rezistencës paqësore të sundimit serb në fushatën e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe modelonte veten e tij në Gandhi dhe Martin Luther King. Ai besonte në fuqinë e politikës dhe në jo-dhunën”.

“Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi të qëndrueshme, të integruar në BE, NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA”.

Të ngjajshme