Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë reklamon ajvarin e Krushës në mes të Berlinit

20 Nëntor, 2019 - 10:34 am

Organizata të ndryshme gjermane që nga paslufta kanë ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës

I tillë ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe “GIZ”-i gjerman, organizatë e cila edhe sot e kësaj dite operon në Kosovë, duke mbështetur bizneset e vogla.

Një mbështetje të tillë gjermanët ua kanë dhënë edhe grave të Krushës, të cilat merren me prodhimin e ajvarit.

E ajvarin e grave të Krushës, ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, e ka reklamuar edhe në mes të Berlinit.

Heldt ka thënë se ky është një premtim që e kishte dhënë, ndërkohë  porosit gjermanët që të hanë më shumë ajvar.

“Hani më shumë ajvar, është i shëndetshëm dhe i shijshëm”, ka shkruar Heldt.

Kjo nuk është hera e parë që një diplomat i shteteve të huaja reklamon një produkt të prodhuar në Kosovë. Edhe ambasadori i Japonisë në OKB, Yoshifumi Okamura, kishte reklamuar verën e prodhuar në Rahovec.

20 years German-Kosovar cooperation: For a decade now, the strong ladies of #Krusha work as cooperative set up with @giz_gmbh. Promised at my last visit to raise Ajvar awareness in. And it is available even in the heart of Berlin. Germans, eat more Ajvar, healthy and

Ambassador Christian Heldt@GermanAmbKOS

20 years German-Kosovar cooperation: For a decade now, the strong ladies of #Krusha work as cooperative set up with @giz_gmbh. Promised at my last visit to raise Ajvar awareness in. And it is available even in the heart of Berlin. Germans, eat more Ajvar, healthy and

View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter

Të fundit

Të ngjajshme