Ambasadori i ri amerikan arrin në Kosovë

9 Janar, 2022 - 3:28 pm

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka arritur në Kosovë, shkruan KultPlus.

I ngarkuari i deritashëm me Punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Nicholas Giaxobbe ka njoftuar se e ka pritur ambasadorin Hovenier.

“Sot mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit. Vazhdoni të ndiqni UsAmbKosovo për përditësime mbi javët e para të ambasadorit Hovenier, përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, ka shkruar Giaxobbe në “Twitter”.

Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme