Ambasadorja greke takon presidenten, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

26 Janar, 2024 - 8:15 pm

Ambasadorja Heleni Vakali – Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani.

Ndër të tjera, Vakali dhe Osmani kanë biseduar edhe për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj Shkëlqesinë e saj, Presidenten Vjosa Osmani, që më priti sot në një takim që më dha mundësinë për një diskutim të sinqertë për çështjet e dialogut dhe për një shkëmbim të hapur pikëpamjesh për perspektiva të bashkëpunimit dypalësh me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Kosovë. /KultPlus.com

Të ngjajshme