Ambasadorja Haxhitasimi merr pjesë në inaugurimin e ndërrmarjes ‘Goni’: Krenare të dëshmoj sukseset e bashkatdhetarve tanë në Itali

26 Mars, 2022 - 1:45 pm

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të ndërrmarjes kosovare “Goni” në qytetin e Goricias, ku ishte e ftuar së bashku me autoritet e larta vendore italiane, përcjell KultPlus.

Ajo shprehet krenare dhe e lumtur që dësmon sukseset e shqiptarëve në Itali.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Krenare dhe e lumtur të dëshmoj sukseset e bashkatdhetarve tanë në Itali.

Mbrëmë pata nderin të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të ndërrmarjes kosovare “Goni” në qytetin e Goricias, ku së bashku me autoritet e larta vendore italiane ishim të ftuar në këtë aktivitet.

Themeluesi i kësaj ndërmarrje, z. Mefail Thaqi, së bashku me vëllaun Egzonin, vajzën Edonën dhe të gjithë familjen e tij, dhuruan emocione të veçanta me historinë e tyre të suksesit. Familja Thaqi ka ardhur në Itali në vitin 1998 dhe sot, falë përkushtimit të palodhur, ka arritur të jetë lider në ndërtimtari në rajonin e Friuli-Venezia Giulia, ku ofrojnë punësim dhe mbështetje edhe për shumë bashkatdhetarë nga Kosova që jetojnë në këto zona, duke kontribuar njëkohësisht në veprat publike dhe private të këtij rajoni italian.

Suksesi i familjes Thaqi është dëshmi e gjallë e vlerave dhe kontributit të diasporës tonë, e cila pa harruar asnjëherë Kosovën, angazhohet me përkushtim dhe vendosmëri duke u bërë shembull integrimi në indin social dhe ekonomik të vendeve ku jetojnë.

Për të nderuar familjen Thaqi në këtë mbrëmje festive, të pranishëm ishin edhe Deputeti Guido Germano Pettarin, i cili njëherit është edhe Kryetari i Grupit Ndërparlametar të Miqësisë Itali-Kosovë, Kryetari i Komunës së Goricias, z. Rodolfo Ziberna, Kryetari i Komunës së Triestes, z. Roberto Dipiazza, Kryetari i Këshillit të Mësuesve të Venetos, z. Ragip Thaqi. Falenderoj përzemërisht për prezencën edhe kolegun, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Slloveni Valdet Sadikun, i cili së bashku me stafin e Ambasadës në Slloveni, me praninë e tyre në këtë aktivitet dëshmuan ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e institucioneve tona ndaj komunitetit kosovar të rajoneve limitrofe.

Të ngjajshme