Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve si garanci për kufijtë

12 Nëntor, 2020 - 4:23 pm

Krijimi i organizatës së Lidhjes së Kombeve, si pjesë e zgjidhjeve që dha Konferenca e Paqes në Paris 1919, me idenë dhe kontributin e madh të presidentit amerikan Wilson, ngjalli shpresa të mëdha për më shumë drejtësi në marrëdhëniet ndërkombëtare, kryesisht për shtetet e reja e të vogla të krijuara në prag apo pas Luftës së Parë Botërore, pasi sillte një element të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare atë të diplomacisë publike, debatit të hapur dhe sigurisë kolektive.

Sipas dokumentave që gjenden në arkivën online të MEPJ-së, Qeveria shqiptare e konsideroi antarësimin në këtë organizatë si garanci për një trajtim më të drejtë të statusit dhe kufijve të Shqipërisë në tryezat vendimarrëse të Fuqive të Mëdha . Ajo shfrytëzoi faktin që me 15 nëntor 1920 do të hapej sesioni i pare i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Gjeneve të Zvicrës. Me 12 tetor, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes Pandeli Evangjeli i drejtoi një leter Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Eric Drummond në të cilën në emër të popullit shqiptar kërkoi që Shqipëria të pranohej anëtare në Lidhjen e Kombeve e të merrte pjesë në Asamblenë e madhe që do të hapej me 15 nëntor.

Shqipëria u anëtarësua me të drejta të plotë në OKB më 17 dhjetor 1920.

Të ngjajshme