Anëtari i Parlamentit Europian: Kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Evropë

23 Nëntor, 2021 - 2:56 pm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore, shkruan KultPlus.

Në një intervistë për institutin Karl-Renner-Institut në Vjenë, Kurti, shpalosi shumë detaje rreth plan programit të tij për katër vitet e ardhshme qeverisje.

Edhe pse ky prezantim ishte i paraparë që të mbahej drejtpërdrejt në një sallë teatrale dhe me publik, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të gjendjes së përkeqësuar me COVID-19.

Instituti vendosi që këtë takim ta mbajë me dyer të mbyllura, por prezantimi të bëhët në mënyrë virtuale, konkretisht përmes rrjetit social “Facebook”.

Gjatë bisedës që po zhvillohej aty, Kurti mori një koment nga Hannes Swoboda, politikan socialdemokrat austriak, anëtar i Parlamentit Europian për gati dy dekada.

Komenti i tij ishte shumë i shkurtër, ku theksoi se kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Evropë.

Në intervistën e tij, kreu i parë i shtetit bisedoi për oligarkët, negociatat me Serbinë, situatën në vend, zgjedhjet nacionale e lokale. /KultPlus.com

Komenti nga Hannes Swoboda, i cili erdhi gjatë transmetimit LIVE të emisionit në Facebook

Të ngjajshme