Anibar po fillon edicionin e 14-të

17 Korrik, 2023 - 11:16 am

Edhe pak orë na ndajnë nga hapja zyrtare e edicionit të 14-të të festivalit të filmit të animuar Anibar. Ky edicioni feston dashurinë në të gjitha format e saj me një program të pasur artistik i cili do të jetë i hapur për publikun për shtatë ditë radhazi.

Nga shfaqja e filmave, mbajtja e punëtorive, prezantimeve të ndryshme, paneleve interesante dhe netëve muzikore, ky edicion sjell një larmi aktivitetesh për të gjithë dashamirësit e filmit të animuar.

Përmes një komunikatë për media, Anibar ju falënderon për përkrahjen e vazhdueshme përgjatë këtyre 14 viteve dhe ju fton të bëheni pjesë e këtij edicioni plot dashni.

Dashnia ju pret duke filluar sot nga ora 20:30 në parkun Karagaç, në ceremoninë tonë të hapjes. / KultPlus.com

Të ngjajshme