займ на карту онлайн потребительский кредит

Anijet e mëdha zbulojnë shkallën e bartësve pa simptome me koronavirus

30 Maj, 2020 - 11:30 pm

Hulumtimet e reja kanë treguar se numri i personave të cilët mund të infektohen me koronavirus por nuk tregojnë simptome mund të jetë shumë më i madh sesa që mendohej përpara, shkruan The Independent.

Sipas një studimi të pasagjerëve në një anije të madhe turistike e cila u prek nga COVID-19, më shumë se tetë persona nga 10 të testuar dolën pozitivë për virusin, edhe pse nuk kishin simptome.

Profesori Alan Smyth ka thënë se rezultatet mund të kenë ndikim në lehtësimin e kufizimeve të pandemisë, duke shtuar se “është vështirë të vendoset një vlerësim i saktë rreth numrit të pacientëve pozitivë me COVID-19 por të cilët nuk kanë simptome”.

“Gjersa shtetet janë duke dalë nga karantina, numri i madh i njerëzve të infektuar por pa simptome do të thotë se numri i të infektuarve me Covid-19 është më i madh sesa që mendohet”, ka thënë ai.

Studimi u bë nga shkencëtarët të cilit ishin në një anije, si pjesë e një ekspedite me 128 udhëtarë dhe 95 anëtarë të ekuipazhit.

Anija u nis nga Argjentina për një udhëtim 21 ditësh në Antarktik në mes të majit, pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte shpallur pandeminë e COVID-19.

Udhëtarët të cilët kishin kaluar nëpër shtetet ku numri i infektimeve me COVID-19 kishte qenë i lartë nuk u lejuan në anije dhe të tjerët u matën për temperaturë të lartë para se të nisej anija.

Rasti i parë me ethe u raportua në ditën e tetë të udhëtimit dhe udhëtarët u mbyllen nëpër kabina. Ushqimi u dërgua nëpër dhoma dhe punonjësit mbanin pajisje mbrojtëse kur ishin në kontakt më udhëtarët e sëmurë.

Anija shkoi në Uruguai ku tetë udhëtarë dhe punonjës zbarkuan dhe u dërguan në spital. Ditën e njëzetë, 217 njerëz të mbetur në anije u testuan për virus, dhe më shumë se gjysma, 128 njerëz, testuan pozitiv.

Nga ata të cilët testuan pozitivë, 24 kishin simptome, ndërsa 108 apo 81 për qind nuk tregonin shenja të sëmundjes.

Autorët e këtij studimi erdhën në përfundim se përhapja e virusit nëpër anije me siguri është “nënvlerësuar” dhe kanë paralajmëruar se në të ardhmen pasagjerët duhen monitoruar më mirë pasi që të zbarkojnë, për të parandaluar përhapjen e virusit me tutje, transmeton KOHA. /KultPlus.com

Të ngjajshme