Anna Oxa viziton Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër

9 Shtator, 2020 - 10:55 pm

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, ka vizituar Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër, shkruan KultPlus.com

Ajo ka theksuar së vazhdimisht sheh ndryshime pozitive në Shqipëri teksa ka ndarë edhe kujtimet e saj për vendin e origjinës.

“Sot kishim kënaqësinë dhe nderin që në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bern të Zvicër, të prisnim për vizitë këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa.

Artistja e njohur, e cila jeton prej kohësh në Zvicër, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe ndau kujtime e eksperienca të kaluara në Shqipëri, ku theksoi se pas çdo udhëtimi, vëren ndryshime pozitive në vendin e origjinës, Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme