Ansambli Nacional shkëlqeu në koncertin dedikuar dy figurave të shquara Shaban dhe Enver Stafaj

12 Tetor, 2021 - 8:14 pm

Ky është koncerti i katërt me radhë që Ansambli Nacional po organizon në kuadër të koncerteve tematike. Programi 4 vjeçar që ka paraparë drejtori i institucionit Shkodran Tolaj, pavarësisht se në kushte akoma të jashtëzkonshme të pandemisë po relaizohet në 100% dhe kjo po dëshmohet me pasurinë arkivore dhe koncertet e realizuara deri tani për Lorenc Antonin nga Shkupi, Trio Zajazin nga Kërcova, Musa Piperkun nga Dibra që u realizuan vitin e kaluar.

Dhe këtë vit u realizua pikërisht në Filharmoninë e Maqedonisë koncerti që iu dedikua dy figurave të shquara të Gostivarit, Shaban dhe Enver Stafaj! Arsyeja pse në Shkup dhe jo në Gostivar është e thjeshtë! Shaban dhe Enver Stafaj ishin dhe mbeten figura mbarëshqiptare. Koncerti u zhvillua në një atmosferë të mkrekullueshme me programin artistik të ngjeshur nga këngët e Shaban Stafat dhe krijimtaria e Enver Stafajt. Pjesa më e madhe e këngëve u dëgjuan për herë të parë. Programi filloi me bllokun e parë: Sabah,Sabahi, intepretuar nga Selajdin Miftari, Shkurta e vogël nga Nexhat Suma dhe Kush ta fali atë bukuri nga Zekirija Lamallari. Më pas u interpretua kënga “Nën vetullën tënde” nga Jetmir Rexhepi, “Luftëtares” nga Agron Kalisi dhe “Mic Sokoli” nga drejtori Shkodran Tolaj. Bllokun e dytë e mbylli kënga “Marton nana djalin” nga Kastriot Latif. Të ftuar special të mbrëmjes ishin Ardit Stafaj që interpretoi “Elegji për Shaban Stafaj dhe Naziktere Iseni që interpretoi këngët e të madhes Shahindere Bërlajolli “Miriban” dhe “Bane zemren gur”.

Në bllokun e fundit u interpretua dueti “ Çka ka dielli qe loton mbi kreshte” nga Besarta Murtezani dhe Jetmir Rexhepi si dhe kënga “Shpresë kthimi” nga Era Azemi

Fundi ishte madhështor kur të gjithë solistët interpretuan “ Një lule në Gostivar. Këngët u orkestruan nga Astrit Stafaj, Edon Ramadani e Hajrulla Syla duke i dhënë ngjyra shumë të veçanta të gjitha pjesëve. Publiku i fasionuar nga programi i Ansamblit i përzgjedhur dhe i përgaditur nga drejtori Tolaj nuk la moment pa duartrokitur posaqërisht në fund të programit kur ngjitet drejtori në skenë për ti befasuar dhe nderuar familjen Stafaj me ç’rast përfaqsuesit e familjes pranuan medaljen e Ansamblit Post-Mortum për Shaban dhe Enver Stafaj. Porgramin e moderoi i famshmi i ekranit z. Avni Qaili.

Ky koncert do të transmetohet së shpejti në Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. Me këtë koncert u ringjall edhe njëherë krijimtaria e larmishme e Enver Stafajt e cila bëri epokë në vitet70-80 në festivalin prestigjioz “Akordet e Kosovës” dhe këngët më të bukura të këngëtarit pioner të muzikës në RMV, Shaban Stafaj!/KultPlus.com

Të ngjajshme