“Antologji e futbollistëve shqiptarë nga Kosova 1916-2016”, libri për futbollin kosovar

20 Prill, 2020 - 11:53 pm

“Antologji e futbollistëve shqiptarë nga Kosova 1916-2016”, quhet libri i radhës enciklopedik i pedagogut, Enver Halili nga Vitia.

850 biografi të futbollistëve, gjyqtarëve dhe punëtorëve sportiv, nga viti 1916 deri më 2016, janë përmbledhur në 750 faqe të librit. Autori Enver Halili e ka ndarë librin në tri periudha, e para është e Socializmit (1916-1989), periudha e sakrificës (1989-1999) dhe periudha lirisë (1999-2019).

Libri do të botohet shumë shpejt dhe lexuesit do të mund ta gjejnë, pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Ky do të jetë libri i tetë i autorit Halili që ka të bëjë me futbollin.

Të ngjajshme