Anulohet turneu i madh i tenisit “Madrid Open”

5 Gusht, 2020 - 4:30 pm

Turneu i madh i tenisit “Madrid Open” është anuluar për këtë vit pas rasteve të shumta me pandemi Covid-19 në Spanjë.

Kjo garë ishte dashur të zhvillohet gjatë muajit maj, por që ishte shtyrë për në shtator, transmeton Klan Kosova.

“Duke shikuar me shumë përgjegjësi në situatën aktuale të shkaktuar nga COVID-19, së bashku me autoritetet, me një vendim unanim është marrë vendim që “Madrid Open” të mos zhvillohet në këtë vit edhe pse ishte përcaktuar të mbahej më 12 deri më 20 shtator”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Për dallim nga “Madrid Open”, garat tjera të mëdha të tenisit janë duke u zhvilluar dhe pritet të zhvillohen edhe gjatë muajve në vijim.

Të ngjajshme