1 Maj, 2025 - 3:30 pm
Koha para ekranit duhet të ndalohet për fëmijët nën gjashtë vjeç sepse ndikon në mënyrë të qëndrueshme në shëndetin dhe kapacitetin e tyre intelektual, është apeli i nisur nga pesë shoqata shkencore franceze.
Ky apel për ndërgjegjësim kolektiv u drejtohet në veçanti prindërve të rinj, mësuesve, edukatorëve, pedagogëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe politikëbërësve.
Apeli vjen rreth një vit pas publikimit të raportit ”Enfants et écrans” (”Fëmijët dhe ekranet”) të kryer nga një komision ekspertësh me kërkesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Për nënshkruesit e apelit “në vitin 2025 botimet e shumta shkencore ndërkombëtare janë këtu për të na kujtuar se as teknologjia e ekranit dhe as përmbajtja e saj, përfshirë të ashtuquajturat edukative, nuk janë të përshtatshme për një tru të vogël në zhvillim e sipër”./ KultPlus.com