Apple Vision Pro me çmim astronomik, së shpejti në treg

9 Janar, 2024 - 10:30 pm

Kufjet Apple Vision Pro pritet të dalin në treg muajin e ardhshëm, edhe pse kompania “Apple” ende nuk e ka konfirmuar datën.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, brenda javës së ardhshme pritet të ketë një njoftim zyrtar nga Apple, kohë kjo e cila përkon me eventin më të madh teknologjik, CES.

Bëhet e ditur se, kufjet tashmë kanë filluar të dërgohen në magazinat e SHBA-së në një shkallë të vogël, derisa çmimi i tyre pritet të jetë rreth 3,499 dollarë.

Gurman raporton se një takim tre-orësh është planifikuar për të gjithë punonjësit në dyqanet e Apple në të gjithë SHBA-në më 21 janar, në lidhje me produktin e ri.

Rajonet tjera, përfshirë Kinën, Kanadanë, dhe Britaninë e Madhe, mund të jenë të radhës. 

Të ngjajshme