Arbër Selmani nderohet me çmimin ‘Vutismski Queer 2025’ për poezinë ‘Fëmija im dhe i Carlos’

1 Shtator, 2025 - 5:42 pm

Poeti Arbër Selmani ka fituar çmimin ‘Vutismski Queer 2025’ me poezinë e tij ‘Fëmija im dhe i Carlos’, përcjell KultPlus.

Në një postim në Facebook, Selmani ka njoftuar se me këtë çmim ka shënuar edhe vlerësimin e tij të parë në Bullgari.

Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e Arbër Selmanit:

🇧🇬 Fitova! Me poezinë ‘Fëmija im dhe i Carlos’ jam fitues i Çmimit Vutismski Queer 2025, dhënë prej Queer Sofia në Bullgari përmes pëlqimeve të lexuesve. Çmimi Bullgar Vutismski Queer 2025 mban emrin e Aleksandar Vutimski, një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë të shekullit XX. Ai njihet si një nga poetët e parë bullgarë që trajton tema homoerotike në vargjet e tij. Poezia ‘Fëmija im dhe i Carlos’ është shkru para disa vitesh, në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën angleze dhe bullgare është përkthyer prej Queer Sofia, për qëllim të garës në fjalë. Ky është edicioni i parë i Çmimit Bullgar Vutimski Queer 2025./KultPlus.com


Të ngjajshme