Arianit Koci: Para 100 viteve, gjyshi im hoxhë Bajram Broqi ka qenë më i shkolluar dhe më zotëri se disa hoxhë sot

28 Qershor, 2022 - 2:00 pm

Nga Arianit Koci

Para rreth 100 viteve, gjyshi im hoxhë Bajram Broqi ka qenë më i shkolluar dhe më zotëri se disa hoxhë të sotit.

Natyrisht, ka edhe tash hoxhë të ngritur dhe shumë zotëri në Kosovë.

I kam miq dhe kam respekt të madh për ta.

2.

Absolutisht nuk jam kundër shamisë. Këtë e kam thënë edhe publikisht.

Për më tepër, diversiteti më pëlqen.

Por, a kam dëshirë me e mbajtë shaminë gruaja apo vajza ime?

Jo!

Në anën tjetër, munden edhe mos me më pyet.

Sidoqoftë, sado që jam liberal kam të drejtë me i komentu ngjarjet dhe fenomenët në shoqëri.

3.

Besoj në Zot!

Por për mua, kombi është mbi fenë.

Së pari jam shqiptar.

Në raport me kombin, feja për mua është në rend të dytë.

Për më tepër, e jap fenë për komb. Në rastin tim, dy fetë!

Jemi popull i vogël me tri fe, dhe nëse i japim secili përparësi fesë në raport me kombin, asimilohemi.

4.

Edhe njëherë te shamia.

Ajo nuk është problem.

Aspak!

Le ta mbanë kush ka dëshirë.

Madje, është fakt notorë, une e kam mbrojtur publikisht të drejten e gruas me e mbajtë shaminë, nëse nuk është e ndaluar me ligj.

Problem është depërtimi dhe imponimi i kulturës arabe në shoqërinë tanë.

Depërtimi i dokeve dhe zakoneve që nuk janë autoktone shqiptare.

Disa zonja, nuk e mbajnë shaminë dhe dimijat e gjysheve tana.

E kanë dukjen e zonjave arabe.

Por, edhe ajo është e drejtë e tyre.

Në anën tjetër, nuk është traditë e jona me i martu katër gra. Nuk është traditë e jona me u dukë si arab.

Shifeni foton: asnjëri nuk ka mjekër apo pantallona mbi zogun e këmbës.

Pse?

Jemi musliman të Evropës.

5.

Nuk e mohoj fenë muslimane.

Si mund ta mohoj nënën time?

Por, une mendoj që jemi musliman me kulturë, doke dhe zakone evropiane.

E sa për kulturë arabe, e çmoj shumë.

Por, jo në Kosovë! /KultPlus.com

Të ngjajshme